“Takimi me Millosheviqin është theksuar që nëse nuk flitej për Kosovën nuk kishin çfarë të flisnin. Millosheviqi, i gjithë i përqendruar tek Dejtoni, takonte për herë të parë kryeministrin shqiptar. Kjo ka qenë një ngjarje e jashtëzakonshme”, rrëfeu Andoni në emisionin “Çdo Kënd” me Merita Haklajn, në A2 CNN.

Ai shtoi se pas takimit, Nano bëri një akt tjetër të rëndësishëm duke thirrur për ndërhyrjen e NATO-s dhe bombardimin e Republikës Jugosllave, për të parandaluar përshkallëzimin e luftës drejt territorit shqiptar dhe rajonit, përfshirë Maqedoninë.

Andoni gjithashtu zbuloi se njerëz të rrethit të ngushtë të Nanos kanë rrëfyer se ai kurrë nuk kishte ambicie për të qenë kryeministër, por u gjend në vendin e duhur pas rënies së regjimit. Analisti theksoi se Nano dallonte nga Edi Rama dhe Sali Berisha, pasi nuk kishte synime karrieriste të larta dhe i mjaftonin gjërat e veçanta në jetën publike.

“Nano ishte një kryeministër i detyruar nga rrethanat, i cili kishte instinkte të jashtëzakonshme dhe e kuptoi rolin që duhej të luante në kohën e duhur. Të katapultohesh nga një nënpunës i nivelit të dytë apo tretë në kryeministër nuk është e vogël,” shtoi Andoni.