Fati i Bashkisë së Tiranës në duart e Kushtetueses: Çfarë ndodh me Veliajn dhe zgjedhjet e reja

Fati i Bashkisë së Tiranës në duart e Kushtetueses: Çfarë ndodh me Veliajn dhe zgjedhjet e reja

E ardhmja e drejtimit të bashkisë së Tiranës mbetet e paqartë derisa Gjykata Kushtetuese të shpall vendimin për kërkesën e kryebashkiakut Erion Veliaj për të anuluar dekretin e presidentit për zgjedhjet e 9 nëntorit.

Seanca publike për këtë çështje zgjati mbi shtatë orë, duke përfshirë argumentet e Veliajt dhe qeverisë lidhur me shkarkimin e tij.