Një përplasje e dhunshme midis dy familjeve në fshatin Vorizia, pranë Heraklionit në Kretë, ka përfunduar tragjikisht me 3 të vdekur dhe mbi 10 të plagosur.
Incidenti shpërtheu pas një përpjekjeje për të rivendosur marrëdhëniet përmes një pagëzimi, ku një prej anëtarëve të një familjeje ishte ftuar të bëhej kumbar.

