Kryeministri Edi Rama përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale ka zbuluar në shifra rritjen që do t’i bëhet pensioneve sipas çdo kategorie.
Sipas kreut të ekzekutivit pensionet do të rriten çdo vit përgjatë mandatit të tretë të qeverisë së tij, ashtu siç u premtua në fushatën e zgjedhjeve të 11 majit.

