Ajo shpjegoi se vendimi për divorc nuk ishte i lehtë dhe se nuk është hera e parë që kalon një situatë të ngjashme, duke përmendur një periudhë të vështirë në vitin 2020.

“Ti që më njeh mund ta imagjinosh. Besoj që të gjithë mund ta imagjinojnë se si unë ndihem. Për shkak të lajmeve. Lajmet janë të vërteta. E vërteta është që nuk është hera e parë që jam në këtë situatë. Atëhere ia dolëm ta kapërcenim. Dëshira ka qenë për ta mbajtur, por nëse do të ktheja kohën prapa do të bëja të njëjtën gjë”, tha Neda Balluku.

Ajo theksoi se prioriteti i saj më i madh janë fëmijët dhe se përpiqet të ruajë privatësinë në këtë moment të vështirë. “Marrëdhënia nuk është e shëndetshme prej shumë vitesh. Prej disa kohësh jetojmë të ndarë dhe kjo është gjithçka dua të them për këtë sepse do doja shumë këtë moment ta menaxhoja me privatësi. Prioriteti më i madh i vetëm janë fëmijët. Mendoj se duhen mbrojtur, duhet të jemi afër dhe gjej rastin t’u them se mami ju do shumë, jeni jeta ime”, u shpreh ajo.

Kur u pyet nëse divorci ishte një vendim impulsiv, Neda tha: “Nuk e di që kush në këtë botë merr vendime impulsive ose emocionale kur bëhet fjalë për fëmijë dhe familje. Duhen vite për të menduar dhe marrë këto vendime. Unë e mirëkuptoj edhe pozitën tuaj edhe këtë moment edhe kuriozitetin që mund të kenë njerëzit. Unë e di se si historia ime e dashurisë ka qenë përpara njerëzve për vite”.