Në mjekësinë popullore, vaj i ullirit dhe kamomil është përdorur prej shekujsh për vetitë e tij shëruese dhe qetësuese. Sot, edhe mjekët e dermatologët po e rekomandojnë këtë kombinim si një trajtim natyral që ndihmon në ripërtëritjen e lëkurës, zbutjen e irritimeve dhe forcimin e flokëve.
Për përgatitjen e kësaj recete, në një kavanoz të madh qelqi hidhen rreth gjysmë litri vaj ulliri ekstra të virgjër. Më pas shtohen 3 deri në 4 lugë gjelle me lule kamomili të thata. Me ndihmën e një luge përziejeni mirë përbërjen, në mënyrë që lulet të jenë të zhytura plotësisht në vaj.
Kavanozi mbyllet fort me kapak dhe vendoset në një vend me dritë të diellit për rreth 10 deri në 14 ditë. Gjatë kësaj kohe, vaji do të përthithë vajrat esencialë dhe përbërësit aktivë të kamomilit, duke krijuar një eliksir të fuqishëm natyral. Pas kësaj periudhe, përzierja filtrohet dhe ruhet në një shishe të errët qelqi.
Ky vaj mund të përdoret për masazh relaksues, për zbutjen e lëkurës së thatë, për trajtim të skalpit të kokës, madje edhe për qetësimin e djegieve të lehta nga dielli. Kamomili ka veti anti-inflamatore dhe qetësuese, ndërsa vaji i ullirit ushqen dhe zbut lëkurën në thellësi.
Ekspertët theksojnë se përdorimi i këtij vaji 2–3 herë në javë ndihmon në përmirësimin e elasticitetit të lëkurës, në zbutjen e rrudhave të imëta, si dhe në rënien më të ulët të flokëve falë përmbajtjes së lartë të vitaminës E.