Aeroportet kryesore si Roma dhe Milano pritet të përballen me vonesa të gjata dhe anulime të shumta fluturimesh.
Por telashe do të ketë edhe në transportin hekurudhor. Trenitalia dhe Italo kanë njoftuar një grevë 24-orëshe, që nis në orën 21:00 të datës 27 nëntor dhe përfundon në 21:00 të datës 28 nëntor.
Gjate kësaj periudhe, do të ndalen trenat me shpejtësi të lartë, intercity dhe rajonalë, ndërsa do të funksionojnë vetëm disa linja të kufizuara të ashtuquajtura “shërbime të garantuara”, të detyruara me ligj për rastet e udhëtimeve jetike.
Udhëtarëve që planifikojnë të udhëtojnë drejt Italisë u këshillohet të rishikojnë planet e tyre, të kontrollojnë njoftimet e kompanive përkatëse dhe të kenë alternativa rezervë për të shmangur rrëmujën që pritet gjatë 27–28 nëntorit.