Kjo normë për vendet e BE është e lejueshme por në Shqipëri jo, për shkak se ka norma të tjera.
Siç raportohet, destinacioni final ishte qyteti i Elbasanit ndërsa bëhet fjalë për misër blegtoral refuzho.
Sakaq, aksioni është duke vijuar ndërsa priten edhe bllokim i sasive të tjera të misrit sepse janë duke u kryer procedurat në doganën e Hanit të Hotit.
Gjithashtu bëhet me dije se AKU ka bllokuar edhe një fermë qumështi në fshatin Trush të bashkisë Shkodër për shkak të disa parregullsive të gjetura atje.