Vezët janë rikthyer fuqishëm si një nga ushqimet më të shëndetshme për trupin e njeriut, pas viteve të tëra polemikash për rolin e tyre në rritjen e kolesterolit.
Studimet e reja kanë treguar se konsumimi i moderuar i tyre nuk dëmton zemrën, por përkundrazi, e ndihmon trupin të funksionojë më mirë dhe të ketë më shumë energji gjatë ditës.

