Ajo rrëfeu se për pesë vite me radhë kishte sakrifikuar miq, rreth shoqëror dhe çdo gjë tjetër për partnerin që mendonte se ishte njeriu i duhur.

Por pas gjithë kësaj kohe, gjithçka u rrëzua brenda një dite. Xheneta tha se partneri e kishte braktisur për një punonjëse të kompanisë së tij. “Kam lënë gjithë njerëzit për 5 vite… dhe në fund më la për punëtoren”, u shpreh ajo, duke habitur të gjithë të pranishmit në studio.

E pyetur se si ishte ndier në atë moment, Xheneta u përgjigj shkurt dhe prerë: “Normale që zhgënjehesh, thyhesh copa-copash”. Ajo pranoi se nuk ka pasur as përballje me ish-partnerin, pasi sipas saj “nuk mund të detyrosh dot dikë të rrijë me zor”.

Në bisedën e hapur me Nevinën, Xheneta tregoi se rikthimi tek miqtë ka qenë një tjetër sfidë. Disa e kanë mirëpritur, ndërsa të tjerë jo. “I kuptoj edhe ata që nuk u kthyen. Kur ti zgjedh dikë duke menduar se është i duhuri, normalisht dikush tjetër zhgënjehet”, tha ajo.

Në një moment humori të zi, Kelly pyeti nëse ish-partneri ishte ende gjallë, ndërsa Xheneta iu përgjigj me qetësi: “Po, gjallë është”. Rrëfimi i saj shkaktoi reagime të shumta në studio dhe në rrjet, duke hapur sërish debatin për sakrificat që njerëzit bëjnë në emër të dashurisë dhe zhgënjimin që shpesh marrin në këmbim.