E FORTË/ Nëse mbyllet SPAK plas “LUFTA”, eksperti zbulon: Ja..



Eksperti i ekonomisë, Azmi Stringa, në studion e Quo Vadis në Vizion Plus, komentoi debatet e fundit për presionet ndaj institucioneve të drejtësisë. Ai paralajmëroi se politika shqiptare rrezikon të futet në një përballje të ashpër nëse sfidohen strukturat e krijuara me mbështetjen e ndërkombëtarëve, duke theksuar se çdo tentativë sabotimi do ta vendoste vendin në një situatë shumë të vështirë.

Gjatë bisedës, Stringa nënvizoi se aleatët perëndimorë kanë mjete dhe fuqi për të reaguar ndaj çdo aktori politik që tenton të mbrojë interesa personale në kurriz të reformës në drejtësi. Sipas tij, ndërkombëtarët nuk do të heqin dorë nga struktura që ata vetë kanë financuar dhe ndërtuar, dhe nëse situata përshkallëzohet, pasojat do t’i ndjejë Shqipëria.

Ai iu referua edhe debatit të krijuar nga keqinformimet rreth fondeve amerikane për SPAK-un, duke sqaruar se vendimet e SHBA-ve nuk kanë qenë specifike ndaj Shqipërisë, por pjesë e politikave të reja globale të financimit. Stringa theksoi se përpara se të ndryshohet një strategji kaq e rëndësishme, duhet pasur qartësi dhe prova të forta se rrethanat kanë ndryshuar në mënyrë të pakthyeshme.

KLIKO KETU – LEXO LAJMIN E 2..

Politics