Një mjek ka prezantuar një metodë natyrale për të lehtësuar dhimbjet e mesit pa përdorimin e ilaçeve. Sipas tij, kombinimi i hudhrës me qumështin ofron një kurë të fuqishme, e pasur me proteina, kalçium dhe vitaminë B12, e cila ndihmon në forcimin e eshtrave dhe muskujve të shpinës.
Përgatitja është shumë e thjeshtë: hidheni qumështin në një tenxhere dhe vendoseni mbi zjarr të ulët. Shtoni thelbinjtë e hudhrës dhe përziejini derisa qumështi të fillojë të marrë valë, duke liruar përbërësit e dobishëm të hudhrës.
Kjo pije mund të konsumohet çdo ditë dhe rekomandohet si një kurë natyrale mbështetëse për dhimbjet e mesit. Ekspertët theksojnë se ajo mund të ndihmojë në relaksimin e muskujve dhe përmirësimin e qarkullimit, por nuk duhet të zëvendësojë trajtimet mjekësore kur dhimbjet janë të forta ose kronike.
