Të premten e javës së ardhshme, më 5 dhjetor, në Uashington D.C. do të hidhet shorti i grupeve për Botërorin 2026.
FIFA ka konfirmuar ndarjen e përfundimtare të skuadrave në katër vazo, duke përfshirë vendet organizatore dhe ekipet më të larta sipas klasifikimit botëror. Ky short pritet të përcaktojë rivalitetet kryesore dhe rrugëtimin e ekipeve drejt fazave eliminatore.
Në vazon e parë do të jenë tre vendet organizatore, SHBA, Meksikë dhe Kanada, si dhe 9 skuadrat më të larta në FIFA: Spanja, Argjentina, Franca, Anglia, Brazili, Portugalia, Holanda, Belgjika dhe Gjermania. Vazoja e dytë dhe e tretë përmban ekipe nga kontinente të ndryshme si Kroaci, Marok, Norvegji dhe Egjipt, ndërsa vazoja e katërt përfshin skuadrat nga play-off-i europian dhe ndërkontinental. Shqipëria dhe Kosova do të jenë në vazon e katërt në rast kualifikimi.
Ky sistem garanton që skuadrat më të forta të mos përballen që në fazën e grupeve, duke krijuar spektakël dhe rivalitet të ekuilibruar. Shorti do të përcaktojë grupet dhe rivalitetet historike, duke nxitur emocione të mëdha për tifozët. Ai gjithashtu përcakton rrugën drejt fazave eliminatore dhe finaleve të turneut, duke vendosur rivalitetet kryesore që mund të përcaktojnë fituesin e Botërorit.
