Akademiku Artan Fuga u shpall autori më i mirë në Panairin e 28-të të Librit me veprën e tij “Ndëshkimi i dytë i Evës”. Ai ishte i ftuar sot në emisionin ‘Goca dhe Gra’, ku foli për rolin dhe sfidat e grave në politikë.
Fuga theksoi se gratë në politikë shpesh duhet të “ndërrojnë seks” në kuptimin psikologjik, jo biologjik, për t’u përshtatur me pushtetin maskilist. Sipas tij, shumë prej tyre përballen me presion dhe poshtërim, ndërsa disa pranojnë kompromise që lidhen me trupin dhe karrierën e tyre për t’ia dalë në politikë.
“Shumë politikane luftojnë që të ruhen nga poshtërimi dhe vuajnë më shumë se burrat, ndërsa të tjerat pranojnë kompromise që lidhen me trupin e tyre,” u shpreh akademiku. Ai shtoi se kjo situatë nuk ndodh vetëm në Shqipëri, por është një fenomen i përhapur në karrierat e grave në politika me strukturë maskiliste.
