Tre persona i zunë pritë sapo doli nga banesa! DETAJE nga at*ntati ndaj “Julit të Pashakos” në Lushnje: Autorët ishin në këmbë, q*lluan me breshëri ndaj objektivit në…



Paraditen e sotme në Lushnjë është regjistruar një atentat ndaj Julian Sulës, i njohur si “Juli i Pashakos”, i cili po lëvizte vetëm me makinën e tij.

Tre persona në këmbë qëlluan me automatik drejt tij, por asnjë plumb nuk e preku drejtpërdrejt.

Sula pësoi vetëm një plagë të lehtë në gishtat e këmbës, e cila dyshohet të jetë shkaktuar gjatë largimit me vrap dhe do të konfirmohet nga ekspertiza mjeko-ligjore. Ngjarja ka shkaktuar frikë dhe shqetësim në zonë.

Policia ka gjetur në vendin ku është djegur makina e autorëve një armë automatik tip Kallashnikov, që besohet të jetë përdorur gjatë atentatit. Identiteti i tre personave mbetet i paqartë, ndërsa ata janë larguar me automjet dhe e kanë djegur më pas, duke u drejtuar drejt fshatrave përreth Lushnjës.

Politics