Bonusi i fundvitit për pensionistët, vendimet e fundit nga qeveria..



Qeveria miratoi më 26 nëntor 2025 paketën e shpërblimeve të fundvitit për pensionistët dhe kategoritë e veçanta.

Sipas vendimit, ata që marrin pension deri në 20,000 lekë do të përfitojnë një bonus prej 15,000 lekësh, ndërsa ata me pension mbi këtë nivel dhe përfituesit e trajtimeve të veçanta do të marrin 10,000 lekë. Ky shpërblim synon të lehtësojë situatën ekonomike të pensionistëve në prag të festave dhe të mbështesë grupet më të prekshme të shoqërisë.

Gjatë të njëjtës mbledhje, Këshilli i Ministrave miratoi edhe shpalljen e disa zonave si zona me përparësi për zhvillimin e ekonomisë malore, duke përfshirë bashkitë Shijak, Mat dhe Shkodër. Sipas njoftimit, vendimi bazohet në nenin 100 të Kushtetutës dhe ligjin nr. 20/2025 “Për paketën e maleve”, duke synuar nxjerrjen në pah të potencialit ekonomik të zonave malore, mbështetjen e bizneseve lokale dhe krijimin e mundësive të reja për komunitetet që jetojnë në to.


⏩𝐊𝐋𝐈𝐊𝐎 𝐊𝐄𝐓𝐔-LEXO LAJMIN E 2..

Mbledhja solli edhe një sërë emërimesh dhe lirimesh në poste të larta drejtuese. Ndër ndryshimet kryesore janë emërimi i Oltjon Muzakës si zv/ministër i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, lëvizjet e Ina Majkos, Denada Seferit dhe Entela Ramosaçajt brenda të njëjtit dikaster, si dhe ristrukturimi në Ministrinë e Ekonomisë, ku Enkelejd Musabelliu, Olta Manjani dhe Blerta Rama riemërohen në pozicione të reja brenda fushës së Ekonomisë dhe Inovacionit. Ndryshimet u argumentuan si pjesë e riorganizimit administrativ dhe fokusimit tek prioritetet e reja të qeverisë.


⏩𝐊𝐋𝐈𝐊𝐎 𝐊𝐄𝐓𝐔-LEXO LAJMIN E 2..

Politics