VIDEO/ Nisin festimet për 113 vjetorin e Pavarësisë, të rinjtë vallëzojnë në..



Siç shihet edhe nga pamjet e siguruara për OraNews, valltarët e rinj janë mbledhur në bulevard për të hapur zyrtarisht celebrimet.

Nesër, Shqipëria shënon 113 vjet nga shpallja e Pavarësisë, me Vlorën që mbetet qendra kryesore e aktiviteteve. Në qytetin bregdetar kanë nisur festimet për Ditën e Pavarësisë, ku përgjatë bulevardit Vlorë–Skelë po zhvillohen një sërë performancash kulturore.

Gjatë pasdites së së enjtes, grupe të ndryshme polifonike krijuan një atmosferë të gjallë për qytetarët, duke hapur në këtë mënyrë festimet për këtë 113-vjetor.

Politics