MBLEDHJA “E FSHEHTË”/ Berisha nuk po ikën, demokratët “më të votuar” nisin testimin e forcës në PD (EMRAT)



Një tryezë treorëshe në Tiranë mblodhi figurat më të votuara të Partisë Demokratike, përfshirë Ervin Salianjin, Ilir Alimehmetin, Hysen Kadiun, Aulon Kalajën, Gent Celën, Qani Xhafën, Ted Koplikun, Xhemal Gjunkshin, Alma Koren, Parid Mahmutajn dhe Nada Daulljan, si dhe kandidatë të tjerë të mbështetur nga demokratët në zgjedhjet e 11 majit.

Qëllimi i takimit ishte shkëmbimi i përvojave të atyre që kanë fituar besimin e qytetarëve dhe diskutimi mbi rikthimin e “ADN-së fituese” të PD-së. Temat kryesore përfshinë hapjen e partisë, meritokracinë dhe përfshirjen më të madhe të individëve me mbështetje reale në terren.


⏩𝐊𝐋𝐈𝐊𝐎 𝐊𝐄𝐓𝐔-LEXO LAJMIN E 2..

Pjesëmarrësit mohuan formimin e një grupimi formal, por mbetet e paqartë nëse ky takim mund të evoluojë në një fraksion të ri brenda PD-së. Diskutimet e zhvilluara synuan të fuqizojnë forcën blu për zgjedhjet e ardhshme dhe të përfshijnë më shumë zërat e bazës.


⏩𝐊𝐋𝐈𝐊𝐎 𝐊𝐄𝐓𝐔-LEXO LAJMIN E 2..

Politics