Dy gazetarë shqiptarë ‘non grata’ në Greqi, deputeti socialist kërkon…



Deputeti i Partisë Socialiste, Ardit Bido, ka kërkuar zyrtarisht nga Ministria e Punëve të Jashtme të Greqisë dhe Ambasada greke në Tiranë publikimin e listës së shtetasve shqiptarë të ndaluar të hyjnë në territorin grek dhe arsyet ligjore pas këtyre vendimeve.

Kjo kërkesë vjen pas pasigurisë së krijuar te qytetarët që udhëtojnë rregullisht për punë, vizita familjare ose arsye të tjera të ligjshme, dhe pas shpalljes ‘non grata’ së gazetarëve Marin Mema dhe Artan Hoxha.


⏩𝐊𝐋𝐈𝐊𝐎 𝐊𝐄𝐓𝐔-LEXO LAJMIN E 2..

Bido thekson se transparenca është e domosdoshme për të shmangur keqkuptimet dhe për të forcuar besimin ndërmjet institucioneve të dy vendeve, duke kërkuar informacion mbi listën e ndaluarve ose, nëse emrat nuk mund të publikohen, numrin e rasteve dhe kategoritë ligjore të përdorura.

Në letrën e tij zyrtare, deputeti kërkon që informacioni të bëhet publik për të garantuar qartësi dhe trajtim të drejtë për qytetarët, duke theksuar rëndësinë e kësaj çështjeje për marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë dhe duke mbetur në pritje të një përgjigjeje zyrtare.


⏩𝐊𝐋𝐈𝐊𝐎 𝐊𝐄𝐓𝐔-LEXO LAJMIN E 2..

Politics