“La cigaren në gjysmë, nuk shikonte askënd”/ Dëshmia rrëqethëse: Si u pa Shpat Kasapi pak para se të ndërronte jetë



Ndërsa publikuesi vazhdon të përjetojë tronditjen nga vdekja e parakohshme e Shpat Kasapit në moshën 40-vjeçare, një dëshmi e re hedh dritë mbi gjendjen emocionale të artistit pak ditë para tragjedisë.

Ish-missi Arbesa Rrahmani ka ndarë momentin e fundit kur e pa këngëtarin të hënën në Aeroportin e Shkupit, me shumë mundësi pak para nisjes së tij drejt Italisë. Ajo e përshkruan këtë takim rastësor si të heshtur dhe të rëndë.

Rrahmani tregon se e pa Shpatin në zonën ku pihet duhani, teksa ai qëndronte i vetmuar, pa përfillur askënd. “Të gjithë e shikonin, ai nuk shikonte askënd, la një cigare në gjysmë dhe u largua,” shkruan ajo, duke theksuar se gjendja e tij ishte krejt ndryshe nga imazhi i zakonshëm gjithmonë i qeshur i këngëtarit.


⏩𝐊𝐋𝐈𝐊𝐎 𝐊𝐄𝐓𝐔-LEXO LAJMIN E 2..

Dëshmia e saj nxjerr në pah një dimension më të trishtë të ngjarjes. Ajo thekson se Shpati dukej emocionalisht i rënduar dhe fytyra e tij e tregonte këtë gjendje të brendshme. “Nuk e besova aspak kur dëgjova lajmin e trishtë sot! Nuk ka dy ditë që e pashë me sy,” përfundon Rrahmani, duke shtuar se artisti ndoshta po përballonte një ngarkesë të fortë emocionale në orët e fundit të jetës së tij.


⏩𝐊𝐋𝐈𝐊𝐎 𝐊𝐄𝐓𝐔-LEXO LAJMIN E 2..

Politics