Katastrofa e shirave në Azi nuk ndalet/ Thellohet bilanci i viktima, mbi..(DETAJET)



Katastrofa e shirave në Azi nuk ndalet/ Thellohet bilanci i viktima, mbi..(DETAJET)

Mbi 900 persona kanë humbur jetën dhe qindra të tjerë rezultojnë të zhdukur pas përmbytjeve dhe rrëshqitjeve masive të dheut që kanë goditur Sri Lankën, Indonezinë dhe Tajlandën gjatë ditëve të fundit. Shkaku kryesor është reshjet ekstreme të musonit, të përkeqësuara nga stuhi tropikale, të cilat ekspertët i konsiderojnë një pasqyrë të ndikimit të krizës klimatike. Në Sri Lanka, 334 persona kanë humbur jetën, ndërsa 148 mijë janë zhvendosur në strehimore të përkohshme; ndërkohë Indonezia raporton 442 viktima dhe 402 të zhdukur, kryesisht në Sumatra, dhe Tajlanda 162 viktima, me qeverinë që ka nisur shpërndarjen e ndihmave dhe pezullimin e dy zyrtarëve lokalë.

Situata mbetet kritike, me mijëra banorë të bllokuar pa ushqime dhe ndihma, ndërsa ekipet e shpëtimit po përpiqen të hapin rrugët e bllokuara dhe të rikthejnë shërbimet bazë. Në disa zona janë raportuar edhe dëme në botën e egër, si një elefant sumatran i mbuluar nga balta dhe rrënojat, ndërsa autoritetet paralajmërojnë se Cyclone Ditwah pritet të lëvizë drejt bregdetit jugor të Indisë, duke rritur rrezikun për zona të tjera.


𝐊𝐋𝐈𝐊𝐎 𝐊𝐄𝐓𝐔 𝐏𝐄𝐑 𝐓𝐄 𝐋𝐄𝐗𝐔𝐀𝐑 𝐋𝐀𝐉𝐌𝐈𝐍 𝐄 𝟐..!!!

Politics