Buxheti për shëndetësinë, Xhixho: 125 mln euro për…



Nënkryetarja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, ka kritikuar ashpër buxhetin e shëndetësisë për vitin e ardhshëm, duke e cilësuar “më të ulëtin në rajon” me vetëm 2.9% të PBB-së.

Në një video-mesazh, ajo tha se buxheti nuk adreson asnjë nga emergjencat që prekin mijëra familje shqiptare. Sipas Xhixhos, sistemi shëndetësor po përballet me mungesë barnash jetike, pajisje jofunksionale dhe shërbime të rëndësishme të ndërprera, ndërsa Spitali Onkologjik – që për çdo vit përballon mbi 7 mijë raste të reja me kancer – ka vetëm 19 poltrona për kimioterapi. Ajo theksoi se pacientët shpesh detyrohen të trajtohen në kushte minimale, ndërkohë që Kosova, me buxhet më të vogël, ofron 100 vende për kimioterapi.

Xhixho akuzoi qeverinë se investon qindra milionë euro në PPP e koncesione, ndërsa qytetarët detyrohen të paguajnë nga xhepi 60% të shpenzimeve shëndetësore, nivel më i lartë në Europë. Ajo nënvizoi se 46% e barnave të kancerit nuk kanë hyrë kurrë në vend, brakiterapia është jashtë funksionit, PET-Scan mungon dhe pacientët presin me muaj për ekzaminime. Sipas saj, në vend që të ndërtohet një spital i ri onkologjik, në QSUT po ndërtohet një hotel, duke e cilësuar buxhetin “një instrument grabitjeje të taksave, jo politikë në shërbim të qytetarëve”.


𝐊𝐋𝐈𝐊𝐎 𝐊𝐄𝐓𝐔 𝐏𝐄𝐑 𝐓𝐄 𝐋𝐄𝐗𝐔𝐀𝐑 𝐋𝐀𝐉𝐌𝐈𝐍 𝐄 𝟐..!!!

Politics