“Ajo është muza ime”/ Ikona e viteve ’90 rrëfen jetën e tij nga muzika te dashuria, Altin Goci: Gjyshërit i kam pasur komunistë idealistë, dajën e futën në burg dhe…



Altin Goci, një nga zërat më të dashur të muzikës shqiptare të viteve ’90, rrëfeu në “Galeri” dashurinë për grupin “RITFOLK” dhe këngët që i bënë të famshëm, si “Sa dua të jem larg”.

Ai foli për modesti, përkushtimin ndaj artit dhe lidhjen emocionale me brezat që janë rritur me muzikën e tij. Goci ndau edhe historinë e familjes, duke treguar se gjyshërit e tij ishin komunistë idealistë, në shtëpinë e të cilëve u themelua partia në Shkodër.

Artisti foli me ndjenjë edhe për Irenën, bashkëshorten e tij prej 20 vitesh, të cilën e përshkroi si muzën që e ka mbështetur gjithmonë. Ai tregoi se lidhja e tyre nisi natyrshëm dhe se kanë kaluar një jetë të përbashkët plot kimi, humor dhe stabilitet familjar. Sipas tij, njëra prej cilësive që e tërhoqi te Irena ishte rebelizmi dhe autenticiteti i saj, që vazhdon ta inspirojë edhe sot.


𝐊𝐋𝐈𝐊𝐎 𝐊𝐄𝐓𝐔 𝐏𝐄𝐑 𝐓𝐄 𝐋𝐄𝐗𝐔𝐀𝐑 𝐋𝐀𝐉𝐌𝐈𝐍 𝐄 𝟐..!!!

Politics