“Më duket sikur jam në..”/ Mesazhi rrëqethës i nënës së Shpat Kasapit pas vdekjes së tij



Këngëtari i njohur Shpat Kasapi u përcoll sot për në banesën e fundit në Tetovë, ku dhjetëra figura publike, miq dhe qytetarë të shumtë u mblodhën për t’i dhënë lamtumirën.

Ceremonia mortore u zhvillua mes një atmosfere të rënduar, teksa familjarët e artistit përballeshin me dhimbjen e humbjes së tij të papritur pas arrestit kardiak në Itali më 26 nëntor. Pjesëmarrja e madhe dhe mesazhet e shumta të ngushëllimit treguan ndikimin e Shpat Kasapit në skenën muzikore dhe në jetët e atyre që e njihnin.

Në rrjetet sociale u publikua edhe një bisedë prekëse mes nënës së këngëtarit, Gjylymseres, dhe mikes së saj të ngushtë, Fatime Ramadanit. Për shkak se ndodhet jashtë vendit, Ramadani nuk mundi të jetë e pranishme në ceremoni, por i dërgoi një mesazh mbështetjeje: “Të kam gjithmonë në mendje, Zoti ta lehtësoftë dhimbjen që e ke.” Me shumë dhimbje, Gjylymserja i është përgjigjur se mezi po e përballon humbjen dhe se prania e njerëzve pranë saj i duket sikur është në ëndërr, ndërsa e falënderon miken për ndihmën dhe mbështetjen e vazhdueshme.

Politics