Një grua 45-vjeçare në SHBA, Yasmin Adam, ka paralajmëruar publikun pas një incidenti të rëndë ku pit bulli i saj, i rritur prej nëntë vitesh në familje, e sulmoi papritur ndërsa ajo po përpiqej të ndërpriste lojën mes qenve.
Sipas saj, kafsha u bë agresive në mënyrë të menjëhershme, duke i shkaktuar lëndime serioze që kërkuan ndërhyrjen e menjëhershme të policisë dhe të mjekëve.Adam u dërgua me urgjencë në spital, ku mjekët luftuan për javë të tëra për të shpëtuar krahun e saj, por për shkak të dëmtimeve të thella vendosën për amputim. Ajo shprehet se rrëfimin e bën publik për të ndërgjegjësuar njerëzit rreth risqeve të mbajtjes së racave të forta, edhe kur ato janë rritur prej vitesh në shtëpi.
