Atentati i Elbasanit/ Eksperti: Personi i ndaluar mund të ketë luajtur rolin e…(DETAJE)



Në Lezhë është ndaluar Naldo Gjini, i dyshuar për lidhje me vrasjen e biznesmenit Edmond Mehalla, i njohur si Edmond Hyka në Elbasan.

Ai dyshohet se ka përdorur automjetin që lidhet me autorët dhe është shoqëruar më pas në policinë e Elbasanit për veprime të mëtejshme hetimore.

Eksperti i sigurisë Ervin Karamuço deklaroi se, sipas të dhënave paraprake, organizimi i autorëve duket i shpejtë dhe jo i planifikuar. Ai shtoi se personi i ndaluar mund të ketë pasur rol negociatori mes palëve të përfshira në një konflikt të dyshuar për pazare të prishura, ndërsa hetimet vazhdojnë për të përcaktuar rolet e bashkëpunëtorëve dhe rrethanat e ngjarjes.


⏩𝐊𝐋𝐈𝐊𝐎 𝐊𝐄𝐓𝐔⏪ 𝐏𝐄𝐑 𝐓𝐄 𝐋𝐄𝐗𝐔𝐀𝐑 𝐋𝐀𝐉𝐌𝐈𝐍 𝐄 𝟐..!!!

Politics