Një aksident i rëndë u regjistrua mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Mbreshtan–Pashalli, në zonën e njohur si “Rezervuari”.
Një automjet tip xhip-kamionçinë me targë “AA 488 EK” humbi kontrollin, doli nga rruga dhe përfundoi në një përrua poshtë rrugës.
Drejtuesi i mjetit, 59-vjeçari Kastriot Çuka, si edhe tre pasagjerët që udhëtonin me të, mbetën të plagosur.
Ata u nxorën nga makina me ndihmën e policisë dhe u transportuan me urgjencë në Spitalin Rajonal të Beratit, ku po marrin trajtim mjekësor.
Paraprakisht, konstatohet se segmenti ku ndodhi aksidenti ka probleme serioze infrastrukturore, përfshirë mungesën e ndriçimit, dëmtimet e shumta të rrugës dhe kthesat e forta, të cilat e rrisin ndjeshëm rrezikshmërinë e qarkullimit në këtë zonë.
