Gazetarja Anila Hoxha bëri të ditur detaje të reja mbi vrasjen e biznesmenit Edmond Hyka, i njohur si Mondi Mëhalla, ngjarje që ndodhi mbrëmjen e djeshme në Elbasan.
Hetimet po fokusohen te Ronaldo Gjoni nga Lezha, i dyshuar për lidhje me automjetin e djegur që lidhet me krimin. Grupi hetimor po verifikon përdoruesit e fundit të makinës për të sqaruar përgjegjësitë.
Një pistë tjetër lidhet me të kaluarën e viktimës, pasi në vitin 2024 banesa e tij u kontrollua për narkotikë dhe u gjetën armë dhe dokumente false, megjithëse çështja u pushua.
Sipas Hoxhës, Elbasani ka grupe kriminale me veprimtari disavjeçare, duke përfshirë edhe trafikun drejt Amerikës Latine, ndërsa qyteti renditet i dyti për shpërndarjen e drogës, sidomos në lagjen 5 Maj.
