Një person me inicialet N.Gj, banues në Lezhë, u shoqërua mbrëmjen e sotme në Policinë e Elbasanit, pasi dyshohet se përdori automjetin tip Audi të lidhur me vrasjen e biznesmenit Mondi Mehalla.
Ai u identifikua nga kamerat e sigurisë në Rrugën e Kombit, teksa paguante në traut e autostradës me të njëjtin automjet.
Policia po ushtron kontroll në banesën e N.Gj në Lezhë, në kërkim të provave dhe gjurmëve që mund të ndihmojnë hetimin dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes. Hetimet vijojnë për të përcaktuar rolin e tij dhe lidhjet me skemën kriminale që përfshiu përdorimin e makinës.
