Pasditen e sotme, një shpërthim tronditi një banesë pranë tregut Çam në Tiranë.
Dyshohet se shkak mund të ketë qenë një bombol gazi, ndërsa forcat e rendit mbërritën menjëherë për të siguruar zonën dhe nisur hetimet.
Zjarrfikësja mbërriti me vonesë për të vënë nën kontroll flakët, ndërsa hetimet po vazhdojnë për të përcaktuar shkakun e saktë të incidentit dhe për të vlerësuar dëmet materiale.
