Një këngë e re po bëhet virale, por ky hit nuk është krijuar nga një njeri, por nga inteligjenca artificiale (IA).
Studimet tregojnë se 97% e dëgjuesve nuk mund ta dallojnë muzikën e gjeneruar nga IA, edhe pse ka shenja që mund të tregojnë origjinën e saj: mungesë prezence në koncerte, llogari të pakta në mediat sociale, vokale të përsosura por pa emocion, dhe produktivitet i panatyrshëm.
Projektet si grupi “The Velvet Sundown” kanë treguar fuqinë e muzikës sintetike, duke grumbulluar qindra mijëra dëgjues pa asnjë prezencë reale. Platformat muzikore ende nuk detyrohen të etiketojnë këngët e krijuara nga IA, edhe pse disa si Deezer dhe Spotify po përpiqen të vendosin meta të dhëna dhe detektorë për transparencë. Megjithatë, për shumë dëgjues, rëndësi ka vetëm emocionimi që shkakton muzika, pavarësisht nëse është krijuar nga njeriu apo makina.
