Foltorja nga Durrësi/ “Partia duhet të hapet që të mundë Ramën!” Salianji “trazon” PD: Demokratët të lodhur, ndryshimi nis



Ka nisur “Foltorja” e ish-deputetit Ervin Salianji në Durrës. Krahas qindra të pranishmëve, takimit i janë bashkuar edhe Ilir Alimehmeti dhe Aulon Kalaja.

“Rizgjim i PD, sepse ju jeni heronjtë e PD, keni sakrifikuar dhe keni dhënë kontribut duke u përballur me autokraci dhe në këmbim s’keni kërkuar asgjë veç vëmendjes, e dëgjesës, e ndarjes së shqetësimeve që secili i ka për fuqizimin e PD. Demokratët janë duke thirrur, Shqipëria është duke thirru, thirrjet e tyre s’duhen relativizuar dhe nuk duhen injoruar. Këto thirrje janë dhimbje që rëndojnë dhe duhet të rëndojnë në peshën e përgjegjësi të çdo politikani, e kam ndjerë këtë thirrje dhe përgjegjësiajonë duhet të jetë e qartë, PD duhet të përgatitet të udhëheqë ndryshimin që gjithë po presin ky ndryshim nis edhe nga kjo sallë si takim i parë që i zhvillojmë me demokratët, nga kjo energji që është e pashtershme në PD por që nuk i jepet mundësia”, tha Salianji.

Kjo mbledhje e Salianjit është “dënuar” nga Sali Berisha, i cili më herët ka thënë që takime të tilla i shërbejnë interesave personale dhe jo Partisë Demokratike.

Po ashtu, disa orë para takimit, demokratëve të Durrësit u është kërkuar përmes një mesazhi në telefon që të mos marrin pjesë në takimin e Salianjit.

Foltorja në Durrës, Ervin Salianji: Partia Demokratike e paaftë të nxjerrë shqiptarët në kutitë e votimi

“Të dashur miq, duhet ta themi hapur dhe me sinqeritet: një tjetër shkak është pafatësia e opozitës. E para, për të qenë të ndërgjegjshëm për të nxjerrë shqiptarët drejt kutive të votimit, për t’i fituar zgjedhjet. Zgjedhjet e pjesshme lokale janë mesazh. Edi Rama nxori 15 mijë votues në Vlorë, por ne nuk nxorëm më shumë se 2 500. Ne jemi të qartë pse nuk i motivojmë ne të dalin të votojnë dhe t’i pyesim; ne nuk mund t’i mbyllim as sytë, as veshët, kur një super-skandal si rasti i Belinda Ballukut nuk bëri që njerëzit të vërshonin në shesh dhe të revoltoheshin, të rrëzonin qeverinë. Ministra, kryebashkiakë e zyrtarë përballen çdo ditë me drejtësinë, por nuk i lëshojnë postet. PD përsëri nuk po rritet. Personalisht e ndjej plagën tuaj dhe të çdo demokrati; humbjet apo vjedhjet na kanë ulur kokën, gërryer shpirtin. E ndjej dhimbjen e militantëve që lanë të qëndronin në shi dhe të ftohtë. Demokratët janë lodhur, dhe ne nuk duhet ta kemi frikë të themi të vërtetën ashtu siç është. Çdo drejtues duhet ta shohë këtë ashtu siç është. Mobilizimi i demokratëve është një gabim i rëndë. Unë di edhe diçka tjetër: PD nuk është vetëm një parti politike; po të ishte e tillë, me çfarë ka ndodhur gjatë këtyre viteve, nuk do të kishte mbijetuar dot. PD është vokacion, pasuri kombëtare, por ajo duhet të hapet, të ripërtërihet, të zgjohet, të rinovohet. Zëri i ri bashkon njerëzit përtej partive politike. Zëri i ri ka sjellë shpresë dhe aspirata fitoreje në disa bashki. Shqipëria ka nevojë për ne, ka nevojë për një PD të hapur, energjike, të sinqertë. Duhet ta themi me zë të lartë dhe pa asnjë kompleks: ne kemi forcën për ta sjellë rotacionin në këtë Shqipëri, ne kemi forcën për ta fituar, dhe historia nuk është një opsion — është përgjegjësi historike dhe detyrim për… Partia Demokratike duhet të hapet. Të ngrihemi në lartësinë e pritshmërive të shqiptarëve, të rrokim në çdo derë…”,- tha ndër të tjera Ervin Salianji.

Politics