Një i ri mbeti i plagosur me thikë pas një konflikti për motive banale në Qerret të Katundit të Ri, Durrës.
Ai u dërgua në spital dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Autoritetet shpallën në kërkim Egzon Sinanin, i dyshuar si autori i sulmit. Rasti është në hetim nga policia lokale për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe motivit të konfliktit.
