Drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, u paraqit në SPAK për hetimet mbi dyshimet për abuzime me 12 tendera të zhvilluar nga institucioni.
Pas më shumë se tre orëve pyetje, ajo u largua pa koment, ndërsa hetimet po fokusohen te mënyra si janë paracaktuar kriteret e tenderave nga kompanitë pjesëmarrëse.
Biznesmeni Ermal Beqiri, pronar i “Soft & Solution” dhe një nga përfituesit kryesorë të tenderave të AKSHI-t, është gjithashtu marrë në pyetje. Në total, SPAK ka thirrur rreth 25 zyrtarë të institucionit, ndërkohë që AKSHI mbetet në qendër të akuzave pas disa rasteve të dyshimta dhe ngjarjeve të pazakonta të lidhura me ish-punonjësit e tij.
