Besard Pashkaj, 26 vjeç, u arrestua në Tiranë pas katër vitesh në kërkim, i akuzuar për plagosje të dyfishtë pranë “Qyteti Studenti” në korrik 2021.
Ai përballet me akuza për “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese” në tentativë, kryer në bashkëpunim, dhe “Mbajtje pa leje dhe prodhim armësh dhe municioni”.
Ngjarja kishte ndodhur pas një konflikti të çastit në rrugën “Todi Shkurti”, ku Pashkaj së bashku me dy persona të tjerë lanë të plagosur Altin Gjokën dhe Jetmir Marashin.
Policia sekuestronte tre mjete si prova materiale, përfshirë një “Audi” të përdorur nga autori.
