Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, zbardhi detaje nga vrasja e biznesmenit Edmond Hyka, alias Mondi Mëhalla, në Elbasan.
Ajo tregoi se një vit më parë banesa e të ndjerit ishte kontrolluar për drogë dhe u gjetën dokumente të falsifikuara dhe një armë, për të cilën më pas ai u akuzua për mbajtje pa leje. Aktualisht, policia ka shoqëruar Renaldo Gjonin dhe hetimet fokusohen tek përdoruesit e fundit të automjetit të djegur të lidhur me ngjarjen.
Hoxha shtoi se qyteti i Elbasanit ka grupe kriminale me veprimtari disavjeçare, përfshirë lidhje me Amerikën Latine, dhe lagjia 5 Maj konsiderohet një nga qendrat e shpërndarjes së drogës. Po ashtu, është nisur një procedim penal pasuror ndaj të ndjerit, ndërkohë që hetimet mbeten të hapura dhe nuk ka ende një pistë konkrete për identifikimin e autorit të vrasjes.
