Disa të shtëna me armë zjarri u regjistruan sot pranë Stacionit të Trenit në Shkodër.
Sipas policisë, një person ka kanosur një 20-vjeçar, duke qëlluar në ajër dhe më pas larguar nga vendngjarja.
Pas ngjarjes, forcat e rendit kanë identifikuar e arrestuar autorin.
Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motivit të ngjarjes vazhdojnë./Zoom.al
