Në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 4 vazhdojnë skenat plot humor, dhe këtë herë protagonist ka qenë Labinot Rexha. Banoret vendosën t’i bënin një transformim total, duke e grimuar nga fillimi deri në fund si një femër.
Nën drejtimin e Benitës dhe Shkurtës, vajzat përdorën çdo produkt grimi, nga hijet e syve deri te buzëkuqi, duke e kthyer Labinotin në një version tejet komik të vetes. Çdo herë që ai shikonte veten në pasqyrë, dhoma shpërthente në të qeshura.
Pasi e përfunduan “makeover-in”, vajzat e morën Labinotin edhe për një valle, duke krijuar një moment të bukur që solli energji pozitive në shtëpi. Fansat në rrjetet sociale po e komentojnë gjerësisht këtë skenë të lezetshme, e cila u përhap me shpejtësi si një nga momentet më argëtuese të këtij edicioni të BBVK4.
