Nga Metroja e Nju Jorkut në Pasarelën e Chanel: Historia e Bhavita Mandava që Tërboi Botën e Modës



Bhavita Mandava, modelja me origjinë nga Hyderabad e Indisë, shënoi një moment të paharrueshëm në botën e modës kur hapi sfilatën Chanel Métiers d’Art 2026, e

fjalë për fjalë në metronë e Nju Jorkut – e njëjta vend ku disa vite më parë filloi gjithçka për të.

Fillimisht studente në Universitetin e Nju Jorkut, Bhavita u zbulua rastësisht nga një figurë e industrisë së modës dhe që atëherë karriera e saj mori një drejtim të papritur dhe të shkëlqyer.

Ky sukses nuk do të ishte i mundur pa Matthieu Blazy, i cili e përfshiu në fushatat dhe pasarelat e tij te Bottega Veneta dhe më pas në Chanel, ku Bhavita mori vendin më simbolik si hapëse e shfaqjes.

Momenti i saj i veçantë u ndoq nga prindërit, të cilët e panë nga larg dhe ndanë emocionet e tyre në rrjetet sociale, duke bërë që suksesi i modeles të bëhej një histori inspiruese dhe plot emocion për fansat e modës.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Bhavitha Mandava (@bhavithamandava)

 

Politics