Pjesë e një grupi ‘skifterësh’ që kryenin vjedhje në Itali, arrestohet 36-vjeçari shqiptar me precedent të..(detaje)



Policia italiane ka arrestuar një 36-vjeçar me origjinë shqiptare gjatë kontrolleve territoriale, pasi dyshohet të jetë pjesë e një grupi kriminal të njohur si “skifterët”, që shqetësonte banorët e zonës.

Incidenti ndodhi kur karabinierët ndoqën një veturë “Alfa Romeo” dhe panë dy persona që po tentonin të kapërcejnë gardhin e një shtëpie private. Njëri prej tyre u arrestua pasi kishte një urdhër të mëparshëm për vuajtjen e një dënimi prej 2 vjetësh e 4 muajsh.

Brenda makinës me qira, policia gjeti mjete të përdorura zakonisht për vjedhje me thyerje, si kaçavida dhe leva, që konfirmonin aktivitetin kriminal të grupit. Pas procedurave të nevojshme, i arrestuari u dërgua në burgun e Varese-s dhe ndodhet në dispozicion të autoriteteve gjyqësore, ndërsa hetimet për bashkëpunëtorët e tij vazhdojnë.


⏩𝐊𝐋𝐈𝐊𝐎 𝐊𝐄𝐓𝐔⏪ 𝐏𝐄𝐑 𝐓𝐄 𝐋𝐄𝐗𝐔𝐀𝐑 𝐋𝐀𝐉𝐌𝐈𝐍 𝐄 𝟐..!!!

Politics