I moshuari që la gjithë pasurinë kujdestarit të tij – arsyeja do t’ju prekë..



Një 84-vjeçar, i cili kishte jetuar i vetëm për vite me radhë, vendosi t’ia linte gjithë pasurinë kujdestarit të tij 32-vjeçar, njeriut që e kishte ndihmuar pa interes që nga dita e parë.

Sipas dokumenteve të testamentit, i moshuari kishte humbur kontaktet me familjen prej më shumë se një dekade, ndërsa doli se kujdestari ishte i vetmi njeri që i qëndroi pranë gjatë ditëve të tij më të vështira, duke e shoqëruar në spital, duke kujdesur për ushqimin, medikamentet dhe madje duke kaluar orë të tëra me të që të mos ndjehej i vetmuar.

Burime pranë të moshuarit treguan se vendimi ishte marrë kohë më parë, pasi ai e konsideronte kujdestarin “djalin që nuk e pati kurrë”.

“Ai nuk kërkoi asgjë prej meje, por më dha gjithçka që më mungonte: respektin dhe njerëzinë”, shkruhet në një letër që i moshuari la pas.

Pikërisht ky gjest mirënjohjeje ishte arsyeja që e preku zemrën e shumë njerëzve sapo u bë publik testamenti.

Politics