Burri, gjatë një shëtitjeje në bregdet, vuri re një shishe të vjetër që dallgët e sillnin drejt tij dhe e mori nga kurioziteti.
Brenda saj gjeti një letër të zverdhur me një mesazh të shkruar 20 vite më parë nga një vajzë e vogël, e cila tregonte ëndrrat e saj dhe shpresonte që mesazhi të gjente dikë që do t’i sillte fat.
Surpriza ishte e pabesueshme: mesazhi ishte nënshkruar me emrin e gruas së tij së sotme, shkruar kur ajo ishte fëmijë.
I emocionuar, burri ia dha letrën bashkëshortes, e cila nuk mundi t’i mbante lotët teksa kuptoi se një pjesë e fëmijërisë së saj ishte rikthyer nga deti, në mënyrën më të papritur të mundshme.
