Vrau gruan një ditë më parë, gjendet i plagosur rëndë 50-vjeçari shqiptar në Itali, dyshohet për….



50-vjeçari shqiptar Nazif Muslija, i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij Sadjide Muslija në Ankona të Italisë, është gjetur i plagosur rëndë, pasi autoritetet dyshojnë se ka tentuar t’i bëjë dëm vetes pas ngjarjes.

Ai u lokalizua nga një gjuetar që njoftoi menjëherë policinë, ndërsa ndaj Muslijës është lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar.

Ndërkohë, Prokuroria e Ankonës ka nisur procedurat hetimore dhe do të kryejë autopsinë e viktimës për të përcaktuar rrethanat e ngjarjes. Karabinierët janë rikthyer në banesën e çiftit për të mbledhur prova shtesë dhe për të identifikuar objektin që dyshohet të jetë përdorur në sulm. Sipas mediave italiane, Muslija kishte histori të mëparshme dhune në familje dhe ishte arrestuar më parë për një incident ndaj bashkëshortes.


⏩𝐊𝐋𝐈𝐊𝐎 𝐊𝐄𝐓𝐔⏪ 𝐏𝐄𝐑 𝐓𝐄 𝐋𝐄𝐗𝐔𝐀𝐑 𝐋𝐀𝐉𝐌𝐈𝐍 𝐄 𝟐..!!!

Politics