“Bashkëshortja e Salillarit ua merr tokat për panele diellore”/ Banorët në Boçovë: Do luftojmë deri në fund për..



14 familje në fshatin Boçovë kanë vijuar betejën e tyre ligjore, duke iu drejtuar Policisë së Fierit pas pretendimeve se tokat e tyre janë zaptuar nga kompania “Bervi Construction”, në pronësi të bashkëshortes së Pëllumb Salillarit.

Fermerët, të cilët prej 30 vitesh i punojnë këto toka dhe disponojnë AMTP sipas ligjit 7501, thonë se certifikata e pronësisë u është kaluar padrejtësisht një kompanie private. Ata kërkojnë rikthimin e pronave dhe ndërhyrjen e institucioneve.

Në një prononcim për mediat, fermeri Sandër Muja u bëri apel organeve të drejtësisë që të ndalin ndërtimin e paneleve diellore mbi tokat që, sipas tyre, janë burimi i vetëm i jetesës. Ai theksoi se banorët nuk do të lejojnë që “të hidhen gurë” mbi arat ku mbjellin çdo vit grurë dhe se janë të vendosur ta çojnë çështjen deri në instancën më të lartë. Banorët mbeten të bashkuar në kërkesën e tyre për drejtësi.


⏩𝐊𝐋𝐈𝐊𝐎 𝐊𝐄𝐓𝐔⏪ 𝐏𝐄𝐑 𝐓𝐄 𝐋𝐄𝐗𝐔𝐀𝐑 𝐋𝐀𝐉𝐌𝐈𝐍 𝐄 𝟐..!!!

Politics