Çaji më i mirë për të eliminuar fryrjen, sipas dietologes



Çaji më i mirë për të zhdukur fryrjen, sipas dietologes. Ky çaj mund të ulë fryrjen menjëherë dhe të ndihmojë tretjen! Flet dietologia Elizabeth Shaw

Fryrja e barkut është një shqetësim i shpeshtë që mund të të bëjë të ndihesh në siklet. Edhe kur i kushton kujdes ushqimit, ndonjëherë shfaqet papritur dhe të lë të pyesësh se çfarë e shkaktoi dhe si mund ta largosh.

Fatmirësisht, shkenca ka avancuar dhe sot dihet qartë se cilat pije mund të ndihmojnë në reduktimin e këtij problemi dhe në përmirësimin e ndjesisë së përgjithshme.

Sipas dietologes Elizabeth Shaw nga Eating Well, çaji jeshil është një nga pijet që lehtëson fryrjen. Përveçse është i pasur me antioksidantë, si katekinat, ai ndihmon në qetësimin e fryrjes, mbështet shëndetin e zorrëve dhe përmirëson tretjen.

Çaji më i mirë për të eliminuar fryrjen, sipas

Edhe nëse nuk je admirues i çajit, ka shumë mënyra për ta përfshirë atë në dietën tënde dhe për të përfituar nga vetitë e tij të dobishme. /noa.al

Politics