Vr*sja e Santiago Malkos, Gjykata e Lartë prish vendimin e Apelit të GJKKO-së për dënimet e..



Gjykata e Lartë ka prishur vendimin e Apelit të Posaçëm për Ilir Selmanin dhe Elvis Gaçajn, duke vendosur që dosjet e tyre të rikthehen për rigjykim.

Vendimi u mor në dhomë këshillimi nga trupi gjykues i përbërë nga Ilir Panda, Sandër Simoni dhe Medi Bici. Selmani ishte dënuar me 28 vite burg, ndërsa çështja e Gaçajt ishte kthyer më herët nga Apeli për rishqyrtim.

Për vrasjen e ish-policit Santiago Malko vijon të gjykohet edhe Leonard Duka, çështja e të cilit është në fazën përfundimtare të mbrojtjes. Ndërkohë, një ditë më parë, Apeli rikonfirmoi dënimin prej 25 vitesh burg për Blendi Tetën, një tjetër të përfshirë në ngjarje. Proceset gjyqësore vazhdojnë të mbeten të hapura për disa nga të akuzuarit kryesorë.


⏩𝐊𝐋𝐈𝐊𝐎 𝐊𝐄𝐓𝐔⏪ 𝐏𝐄𝐑 𝐓𝐄 𝐋𝐄𝐗𝐔𝐀𝐑 𝐋𝐀𝐉𝐌𝐈𝐍 𝐄 𝟐..!!!

Politics