E ftuar në një podcast, Lala u shpreh se ka dijeni për disa raste vajzash të implikuara.
Sipas Lalës, kjo nuk është një gjë e re, por një fenomen i njohur për botën e krimit dhe jo vetëm.
“Është e vërtetë. Po kjo nuk është një gjë që ndodh sot, pra një fenomen që ndodh sot. Njerëzit e botës së krimit kanë synuar gjithmonë vajza të shoëbizit kryesisht. Ka emra që mund të jenë implikuar. Unë kam pasur dyshime në disa raste që kjo ka ndodhur, por kam pasur dyshime realisht në disa raste”,- u shpreh Lala./CNA