Më poshtë postimi i Kurtit:
11 milionë euro për ndërtimin e Stadiumit të ri të Suharekës. KF “Ballkani”, që na ka përfaqësuar denjësisht e me sukses në arenën ndërkombëtare, do të ketë stadiumin që e meriton, kurse tifozët nga gjithë rajoni do t’i kenë mbi 6500 ulëse nga ku do ta mbështesin ekipin e zemrës e të shijojnë lojën e futbollit. Ndërkohë që punimet në stadiumin e ri po vazhdojnë, fusha ndihmëse e stadiumit tashmë është gati. Modernizimi i infrastrukturës së sportit është prioritet i qeverisjes sonë që vazhdon.