Mbrëmjen e djeshme, gjatë një paneli televiziv, kolegë të njohur si Big Mama dhe Adelina Tahiri kritikuan faktin që artistja nuk rezervoi asnjë moment heshtjeje apo dedikim për kolegun e ndjerë gjatë festës së 40-vjetorit të saj.

Megjithatë, në mbrojtje të Adelinës doli tekstshkruesi Avni Qahili, i cili argumentoi se presioni dhe stresi i një koncerti të atyre përmasave e bëjnë të pamundur menaxhimin emocional apo ndryshimin e skenarit në kohë reale.

Këtij qëndrimi i është bashkuar menjëherë motra e këngëtares, Ema Ismaili. Ajo ka shpërndarë deklaratën e Qahilit duke shkruar shkurt: “I madh je Avni”, duke dhënë kështu përgjigjen e saj indirekte ndaj sulmeve të fundit.

Ndërkohë që rrjeti zien nga ky debat, vlen të theksohet se vetë Adelina Ismaili ende nuk ka bërë asnjë reagim publik lidhur me situatën.

Politics