Në dëshminë e tij të dhënë për News24, ai tregoi se djali nuk ka pasur asnjë lidhje, pasi vetëm i ka shoqëruar shokët e tij, pasi i kanë thënë për t’i dërguar me makinë që të sqaroheshin me disa persona të tjerë.
Gjithashtu, Adem Boba u shpreh një grua e moshuar ka qenë dëshmitare okulare.
“Do të tregoj aq sa di. Djali ka qenë duke shkuar për në punë i kanë dalë disa shokë dhe i kanë thënë, na dërgo pak se kemi një muhabet për të sqaruar me disa të tjerë. As nuk i ka njohur ata çunat.
Dhe aty ka nisur konflikti. Ku djali im ka mbetur më i dëmtuar. Nuk ka pasur lidhje me ngjarjen, por i ka çuar atje. I ka dërguar që të sqarohen dhe të ikte në punë të vet. Më ka ardhur e papritur. Nuk ka pasur asnjë konflikt. E kam marrë vesh nga një shok i djalit pasi ka ndodhur ngjarja.